Categories Lajme

Djali plagosi me thikë nënën/ Detaje të reja, 30-vjeçari kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku djali plagosi me thikë nënën e tij. Donika Çobaj jetonte me një vajzë, pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.

Kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Sot kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur. Djali pasi e ka goditur nënën dhe thikë është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës.  Autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur. Por nuk dihet nëse ka qenë i dehur për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME