Categories Lajme

Dje përcollën djalin për Gjermani, burri vrau gruan në Fier nga xhelozia: Mendoja se më tradhtonte

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Fierin mëngjesin e sotëm. Në fillim kjo ngjarje u raportua si vetëvrasje, por pas hetimeve dhe mbledhjes së provave është zbuluar se Valdete Mamaj është vrarë me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj.

Në shpinën dhe trupin e viktimës janë konstatuar plagë të shumta. Petrit Mamaj ka qenë ai që ka njoftuar në fillim vëllain e tij të cilin e kishte polic duke i shpjeguar se gruaja ishte vetëvrarë.

Por pasi janë mbledhur provat, Petrit Mamaj është thirrur për të dhënë dëshminë e tij. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka shtyrë drejt aktit të rëndë.

Fqinjët kanë treguar se çifti nuk kishin probleme me njëri-tjetrin dhe se një ditë më parë djali i tyre ishte nisur drejt Gjermanisë. Valdete Mamaj punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME