Categories Lajme

Djegia e Kuvendit, Basha: Presidenti nuk e ka ndarë me mua një informacion të tillë

“Presidenti Ilir Meta bëri gjithçka për të ndaluar gjakderdhjen e planifikuar nga Edi Rama”. Kështu u shpreh në “Çim Peka LIVE” kryetari i PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, kreu i shtetit mori vendimin e duhur duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. “Presidenti bëri gjithçka për të ndalur gjakderdhjen që kishte planifikuar Edi Rama. Për presidentin mund të them se ka vepruar si çdo kryetar shteti në përputhje me kushtetutën”, u shpreh lideri i selisë blu.

I pyetur nga moderatori i emisionit Çim Peka, nëse kreu i shtetit e kishte ndarë me kreun e opozitës informacionin sipas të cilit po planifikohej djegja e Kuvendit, Basha e mohoi një gjë të tillë.

“Jo nuk e ka ndarë këtë informacion me mua. Nuk e di nëse e ka patur para ngjarjes apo pas ngjarjes së mitingut që i referohet. Nuk e kam parë vetë informacionin. SHISH është i kapur politikisht si Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Ne kemi indiciet tona që është vendosur në axhendën politike të Ramës, por nuk habitem fare që mund të kenë planifikuar ngjarje të tilla edhe në mitingje. Siç u publikua edhe në mediat kryesore të vendit sipas të cilave, persona të dalë nga burgu do të kryenin vrasje në mitingun e 22 qershorit. Situata ka qenë e tillë sa mund të çonte drejt gjakderdhjes”, deklaroi Lulzim Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME