Categories Showbiz

“Do e vuaj gjithë jetën” Stefi Prifti flet për humbjen e bashkëshortes

Stefi Prifti ka folur si rrallë herë për dhimbjen që përjetoi pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina. Këngëtari u shpreh se edhe pse kanë kaluar 5 vite nga vdekja e bashkëshortes, vazhdon ta vuajë dhe do e vuajë gjithë jetën humbjen e saj.

Ai tha se është përpjekur të bëjë maksimunin për të qëndruar pranë dy vajzat e tyre, Joanës dhe Marias, teksa tregoi edhe fjalët që u tha pas vdekjes së nënës. “Jeta është luftë, njeriu ka gëzime por fatkeqësisht edhe humbje. Kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, kur humba bashkëshorten para 5 vitesh. Kanë kaluar 5 vite, nuk e di, ka qenë humbje e jashtëzakonshime.

E kam vuajtur, vazhdoj ta vuaj, ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën, këtë nuk e di. Për vajzat e mia ndoshta është edhe më e vështirë sepse jemi në botën e vajzave, duke të fokusohem më shumë tek ato. Është një gjë që nuk kthehet, nuk bëhet më siç ka qenë dhe nuk harrohet kurrë! Jam përpjekur të bëj maksimumin tim gjatë këtyre 5 viteve por kam pasur kurajon dhe u kam thënë që unë si mamaja juaj nuk bëhem dot, do bëj më të mirën time si baba,”– tha Stefi Prifti, i ftuar ne “E ardhmja eshte vajze”.

Gjithashtu ai kujtoi momentin emocionues kur shoqëroi në altar vajzën e tij, Marian, 1 vit më parë. “Ishte një emocion special kur cova vajzën në altar. Ishte mbrëmje emocionale, them që edhe pjesa ime e hyrjes ishte prekëse, mu desh të bëhesha i fortë dhe të prekja pjesën e humbjes por ne festuam bukur dhe dasma ishte e mrekullueshme,”- tregoi këngëtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME