Categories Lajme

“Do kemi një mini pranverë”, sinoptikania Adiola Bani jep lajmin e mirë, zbulon kur do të përmirësohet moti

Sinoptikania Adiola Bani ka sqaruar se reshjet e shiut për këtë javë do të marrin fund ditën e sotme. Në një intervistë për “Wake Up”, u shpreh se deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe më pas do të përmirësohet situata duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. “Është dita e fundit e kësaj jave me reshje pasi presim deri pas mesditës reshje në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa jugu vijon deri në orët e pasdites me reshje dhe zonat jugore do i kenë herë pas here në formën e rrebesheve. Fatmirësisht situata përmirësohet duke filluar nga pasditja edhe në zonat jugore duke bërë që dhe gjatë orëve të natës të kemi rikthim të motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, po ashtu dita e nesërme të nisë me kthjellime dhe vranësira herë pas here, ndërsa nga mesdita dhe orët në vijim do të kemi mot me diell në të gjithë Shqipërinë dhe mbizotërim të kushteve atmosferike”, tha Bani.

Sa i përket ditës së nesërme, temperaturat pritet të shkojnë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa sinoptikania shprehet se Shqipëria dhe vendet e rajonit do të përjetojnë një mini pranverë.  “Fatmirësisht gjatë ditës së nesërme nuk presim reshje, kështu që duhet ti gëzohemi diellit që na pret gjatë ditës së mërkurë. Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë në zonat malore dhe të ulëta e bregdetare, ku mëngjesi ka shënuar luhatje nga 0 gradë në zonat malore, 10 apo 11 në zonat bregdetare. Rritje do të ketë dhe orët e mesditës. Mëngjesi mbetet disi i freskët, por mesdita do të shkojë deri në 15 gradë Celsius në jugperëndim të Shqipërisë. Duke nisur nga e mërkura do të kemi një mini pranverë pasi do të kemi temperatura të larta jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e rajonit”, tha Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME