Categories Lajme

Do kontrollonte matësin në lokal, pronari dhunon punonjësen e OSHEE-së, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një punonjëse e OSHEE-së është dhunuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës.

Shtetasi S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2, pasi dyshohet se më 25 prill 2025, rreth orës 13:00, ka goditur me sende të forta punonjësen R. H., 37 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, pranë lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, ku punonjësja e OSHEE-së kishte shkuar për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike. Si pasojë e dhunës, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Armë e plumba, në banesën e Dhimos në Shqipëri! 45-vjeçari, vrasës me pagesë, një nga kriminelët më mizorë!

Armë, plumba dhe karikatorë u gjetën në shtëpinë e shqiptarit Dhimitër Meçi, i njohur si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë rreth 100 mijë euro, pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari…

LEXO ME SHUME