Categories Lajme

Do përhapet nga Kina, Bill Gates parashikoi shpërthimin e virusit

Këto ditë, gjigandi Netflix ka publikuar një dokumentar, të quajtur ‘Pandemia e radhës’.

Ajo është pjesë e serisë ‘Explained’ dhe është realizuar në vitin 2019.

Në dokumentar, miliarderi Bill Gates parashikon se një virus vrastar mund të vijë nga ‘tregjet e lagura’ të Kinës për të infektuar me shpejtësi botën.

Pas këtij paralajmërimi, që tani me shpërthimin e koronavirusit të frikshëm duket kaq real, Gates thotë se bota nuk është e përgatitur për një pandemi globale.

Në dokumentar, producentët shkojnë në një ‘treg të gjësë së gjallë’ në Kinë, njësoj si ai në Wuhan prej nga mendohet se u përhap sëmundja. Atje filmojnë kafshët teksa vriten dhe mishi shitet në të njëjtin vend. Siç shpjegon dokumentar, këto tregje janë si ‘fabrikë sëmundjesh’.

Në dokumentar shihen trupat e kafshëve që hidhen në një vend, mishi dhe gjaku bëhen bashkë përpara se të kalojnë nga njeriu te njeriu.

“Viruset bëhen bashkë dhe pësojnë mutacion, duke shtuar gjasat që të kalojnë te njeriu,” thuhet në dokumentar.

Kurse Gates paralajmëron se bota nuk është e përgatitur dhe kura është vite larg. Sipas tij, rreziku më i madh për botën janë pandemitë. Miliarderi thotë se do donte të kishte investuar më shumë për vaksinat e mundshme për të tilla raste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME