Categories Lajme

“Do Rama të tallë tra**n me Metën dhe ngre komision”/ Bushati s’njeh limite: Jemi bërë si komentatorë estrade

Analisti Andi Bushati nuk i ka kursyer ironitë në “Open” për nismën e mazhorancës, për shkarkimin e e presidentit Ilir meta.

Ai tha se problemi nuk qëndron tek Meta, por tek institucioni i parlamentit dhe mënyra se si po e trajton çështjen.

Andi Bushati: Po ka të drejtën e vet, ka të drejtë Rama dhe qeveria që po bën këtë komisionin hetimor. Do të thoja këtë se përderisa ne po merremi me këtë këtu dhe jo me përdorimin e 40 milionë eurove për blerje vote, të drejtë kanë ata.

Imagjino të votojnë ata dudumë që janë në parlament, që na kanë bërë më shumë të qeshim se sa të ulemi e të diskutojmë për ligje që kanë votuar. Dhe ata dudumë nuk e meritojnë për hir të respketit të institucionit të trajtohen kështu.

Sepse i teket kryeregjimtarit të tallë trapin me Ilir Metën dhe çon në mëngjes e thotë, sot do ngremë një komision. Një herë u tha se do ngrihet komision hetimor se si i kishte shitur Basha ushtarët e UÇK-së te serbët, dini gjë çfarë u bë me atë komisionin, a i shiti apo s’i shiti Basha ata?

Bëjnë mirë ata djemtë e portokallisë që na tallin se jemi bërë si komentatorë estrade. Hedhin shashka kot more, dalin hedhin shashka. Sa herë që duan të vjedhin ndonjë 300 milionë lekësh dhe thonë do ngremë komision hetimor. As diktatura komuniste nuk është tallur deri këtu me institucionin.Fastnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME