Disa vatra zjarresh janë aktive në veri të Durrësit. Në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke. Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll.
Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë. Në foton e mësipërme shihet se një kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
