Categories Lajme

“Do të kemi sezon turistik”/ Bregdetin e vendit në dispozicion shqiptarëve në të katër anët

“Ne do të kemi sezon turistik dhe besoj se javën e ardhshme do të kemi konkluzionet për këtë çështje”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama. I ftuar në një studio televizive, Rama tha se “ne sot mund të sjellim në Shqipëri më shumë turistë se çdo herë tjetër”.

“Kërkesat janë të pafundme, presioni është shumë i madh nga vende si Hungaria, Ukraina, vendet nordike etj., por çështja është: a duhet apo jo t’i sjellim? Ata janë të organizuar me fluturime të dedikuara. Janë qeveritë e tyre që thonë në Shqipëri ne jemi gati t’i mbështesin turistët të vijnë, sepse Shqipëria ka situatën më të mirë nga të tjerët, por  pyetja është a duhet apo nuk duhet”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, “janë shqiptarët që nuk do të lejohen të shkojnë asgjëkundi”. “Shqiptarët do ta ketë të pamundur përgjithësisht të bëjnë pushime jashtë për arsye të të tjerëve. Ne duam që bregdetin e vendit t’ia vëmë në dispozicion shqiptarëve në të katër anët”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se “sot kam bërë disa biseda telefonike me disa nga kolegët e mi në Europë dhe situata është e paqartë”. “Ata kanë vendosur 15 qershorin që Shengeni është i mbyllur, por brenda tyre ka debate nga më të ndryshmet. Të gjithë po synojnë turizëm të brendshëm apo me korridore, Austria me Gjermaninë e Danimarkën, Italinë nuk e do asnjë njeri në korridor”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME