Categories Lajme

“Do të ndryshojmë kurrikulën për arsimin profesional”, Manastirliu takim me mësuesit, premton rritje të pagave

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mësues të shkollës 9-vjeçare “Murat Toptani” në Selitë si dhe të shkollës “At Zef Pllumbi” në Tiranë, prej ku vendosi theksin në orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional.

Manastirliu, foli për fuqizimin e bërthamës së këshillimit në shkolla me ekspertë të fushës, për të identifikuar në kohë prirjet e fëmijëve.

“Ne duam që të ndryshojmë edhe kurrikulën e arsimit profesional për ta bërë atë më praktik për nga pikëpamja e përzgjedhjes së zanatit, ndërkohë duam që të ngremë në shkolla bërthamat e këshillimit të karrierës, ku të mos jenë thjesht me një mësues që mund të ndjekë nxënësin në shkollë, por duam që t’i realizojmë me tre figura të rëndësishme, që është mësuesi kujdestar, mësuesi i edukimit qytetar dhe psikologu ose punonjësi social”,- u shpreh ministrja.

Gjatë takimit në shkollën “Murat Toptani”, mësuesit e arsimit special ngritën pretendimin për rishikimin e rregullave të portalit, teksa Ministrja Ogerta Manastirliu tha se do të vlerësohen, me synim përmirësimin e tyre.

“Portali ‘Mësues për Shqipërinë’, një instrument që ka siguruar transparencë dhe meritokraci patjetër që është konsoliduar, por duhet ridimensionuar. Duhet ridimensionuar për ta sjellë më afër kontekstit aktual, duke e parë se si mund të organizohen më mirë testimet e portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, në nivele rajonale, se si mund të bëhen më shpejt procedurat për sa i përket gjithë atyre kategorive të mësuesve dhe që përfshihen në portal, si mund t’i jepet më shumë mbështetje mësuesve të cilët kanë eksperiencë më të madhe, mjeshtrave, dhe se si mundet të mbështeten ata që sapo futen në sistem”,- tha Manastirliu, teksa konfirmoi mbështetjen e qeverisë për rritjen e pagave për mësuesit edhe në vitin 2024.

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare kanë dhënë një sërë sugjerimesh dhe kërkesash mbi rritjen e numrit të nxënësve në shkollat më në periferi të qytetit, për forcimin rrjetit të internetit në shkolla, përmirësimin e sistemit SMIP dhe rritjen e stafeve me mësues zëvendësues në shkolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

Policia e Kavajës ka arrestuar personin, i cili plagosi me thikë pronarin e një marketi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, Gjykata lë në burg 21 persona, lirohet vetëm njëri prej tyre

U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME