Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, ndryshime të të dhënave apo dokumente zyrtare për kompani. Dojce velle nw shqip shkruan se bllokimi i platformës e-Albania ka krijuar një zinxhir konfuzioni. Konsullatat thonë se aplikimet për ripërtëritjen e pasaportave bëhen vetëm përmes e-Albania, rrugë tjetër nuk ka.

Platforma e-Albania deklaron se oraret janë të mbushura ose sistemi është i bllokuar dhe i referon qytetarët te Ministria e Jashtme. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme në Tiranë u kërkon qytetarëve të presin një “moment të dytë”, pa një afat konkret. Ndërkohë vetë konsullatat kanë pranuar se sistemi është i ngrirë për shkak të një defekti teknik të paparashikuar, i cili nuk dihet sa zgjat.

Deutsche Welle shkruan se problemi kryesor nuk është vetëm defekti teknik, por mungesa e një plani alternativ: kur platforma e vetme bie, i gjithë shteti online bllokohet. Rezultati: qytetarë që s’mund të rinovojnë dokumentet, dhe biznese që nuk kryejnë dot procedura ligjore bazë, me pasoja reale financiare dhe administrative. Ky bllokim vjen në një moment delikat për sistemet digjitale shtetërore, pas incidenteve të mëparshme që kanë goditur infrastrukturën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron platformat kryesore elektronike të shtetit, raste që kanë qenë objekt verifikimi edhe nga SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME