Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një 42-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Viktima, me iniciale B.R.,jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në fshatin e tij të lindjes, Novoselë. Mbrëmjen e djeshme, ai po luante futboll së bashku me bashkëmoshatarët e tij, kur gjatë lojës dyshohet se është goditur fort nga topi në kraharor. Sipas informacioneve paraprake të policisë dhe dëshmive të shokëve që ndodheshin në vendngjarje, pas goditjes 42 vjeçari ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës nga shokët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Mjekët kanë bërë të ditur se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, i cili rezultoi fatal. Analiza e 42 vjeçarit është dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas rreth tre muajsh, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Specialistët e shëndetësisë ngrenë shqetësimin se raste të tilla po përsëriten gjithnjë e më shpesh, veçanërisht tek moshat e reja nga 40 deri në 50 vjeç. Ata theksojnë se shumë të rinj angazhohen në aktivitete sportive intensive pa kryer kontrolle mjekësore paraprake, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre, veçanërisht sistemin kardiovaskular, çka mund të çojë në pasoja fatale si arresti kardiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME