Categories Lajme

“Do t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme”! Paralajmëron Agron Tufa, shënjestron drejtorin e lartë në polici: Për ish-sigurimsin…

Shkrimtari Agron Tufa ka shënjestruar një tjetër zyrtar të lartë, që sipas tij, ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Bëhet fjalë për Drejtorin e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shalën, të cilit i drejton disa pyetje lidhur me kohën e diktaturës, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Në fund të mesazhit, Tufa paralajmëron drejtorin Shala të bëjë kujdes me përgjigjet, ndërsa shton me tone të forta se “Do t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme”.

Mesazhi i Agron Tufës:

Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit:
1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”?
2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë?
3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri?
4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes? Cilët janë pseudonimet e tyre? Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashterrshme!tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME