Categories Lajme

“Do vaksinohen personalitetet”, ironia e Ramës për Metën: Bëra lypsarin për kontratën me Pfizer

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë teksa është ndalur tek deklarata e tij se duke nisur nga e diela do të nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç.

Në një bashkëbisedim me qyetetarët në Fier, Rama iu është përgjigjur zërave kritikë, siç ishte dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Rama tha se sipas Metës, është diktaturë që të vaksinohet aktorja Tinka Kurti, ndërsa shtoi që më këtë nismë iu jepet mesazhi qytetarëve që duhet të vaksinohen.

“Ka probleme me vaksinat. Edhe vetë SHBA. Të tjerët janë në hall. Ka halle të tjera në mes. Tjetër është Gjermania, tjetër Italia dhe tjetër janë 140 shtete, përfshi dhe shtete të tjera të rajonit që nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine. Ne nuk jemi për fat të mirë në këtë kategori, por jemi tek ata shtete që kanë nisur vaksinimit. Nuk jemi në kategorinë e Izraelit, që ka vrapuar më shumë nga të gjithë.

Ai ka bërë kontratën e parë me Pfizer dhe Moderenën, të dy Ceot e kompanive janë hebrenj dhe ky shtet ka paguar 3 –fishin e çmimit. Ka parablerë të gjithë vaksinën, duke rrezikuar që në rast se vaksina nuk aprovohet, lekët ikin në lumë. Vendet e tjera se kanë pasur të mundur dhe nëse kanë dashur që ta bëjnë. Bota është gjendur përballë nevojave për miliona doza, përballë një fabrike që nuk përballon gjithë ato doza. Ne shkuar në New York, takuam Ceon e Pfizer.

Unë ushtrova talentin e lypsarit për raste të tilla. Ia dolëm për një kontratë. Kontrata u vonua në fazën e parë. Brenda muajit mars, e gjithë sasia që do të vinte nga mesi i janarit dhe shkurtit, do të vijë. Jemi në diskutime me të tjerë për të marrë sasira të tjera vaksinash. Me Pfizer vazhdojmë çdo ditë kontaktet për të afruar dozat. Kjo është situata. Brenda marsit mbarojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve. Mbarojmë brenda disa ditësh me shtëpitë e të moshuarve. Dua të them diçka që nuk është thënë në media, se ne në shtëpitë e të moshuarve kemi rreth 700 të moshuar që janë pa njeri, dhe kemi 300 personel. S’kemi pasur asnjë fatalitet. Ditën e diel vijojmë vaksinimin e moshës 80 e lartë. Do ndalem këtu se u bë një bolori kur unë thashë se do e nisim me një pjesë të rëndësishme të kulturës tone dhe nuk duhet të kujtohemi kur marrim lajmin e hidhur kur ata ndahen nga jeta.

Flas për personalitete që janë 80 plus. Nuk flas për personalitete që të; marrim Bujar Nishanin dhe ta vaksinojmë. Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte ‘gjenocid’. Presidenti thoshte; ndarje klasore. Ilir Meta e thoshte që të sqarohemi.

Është ndarje klasore që një mbi 80-vjeçare si Tinka Kurti të vaksinohet?! Eshtë diktaturë që të vaksinosh dikë tjetër, që mos të marrin dhe të bëjmë emra mbi 80 vjeç, si Anesti Kondili. Është diktaturë që të vaksinosh Alfred Moisiun! Mos të harrojmë dhe diçka tjetër që vaksinimi i tyre është dhe një ndihmë që i jepet kësaj fushate që duhet thënë se; ‘duhet të vaksinohemi se është gjë e duhur’, duke iu dhënë përgjigje dhe disa që thonë se nuk duhet të vaksinohemi se do na vendosin çipa.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME