Categories Lajme

“Do vazhdojmë të dalim në shesh”, studenti zbulon çfarë pritet të ndodhë nesër

Studenti Fatjon Biba ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli për protestën e zhvilluar nga studentët në tre pika të ndryshme të Tiranës për vendimin e qeverisë për zhvillimin e mësimit online. Biba sqaron se janë bërë publike kërkesat e tyre dhe tubimet në rrugë nuk do të ndalen derisa të realizohet gjithcka.

“Ne do të vazhdojmë me qëndrimin tonë që kërkesat të na realizohen. Shpresojmë sa më shpejt që të merret një vendim i mirë për studentët dhe të mos kemi zgjatje sepse nuk është aq situatë e përshtatshme për të protestuar. Jemi koshientë për këtë. Nuk është ndonjë dëshirë e madhe të dalim e të bëjmë tubim në rrugë në këtë situatë, por është e vetmja mënyrë për të kërkuar të drejtën tonë.

Arsimi është baza e cdo shteti dhe shoqërie. Nuk kemi si qëllim të mbyllim aktivitetet ekonomike, por nëse nuk shihen me prioritet universitetet, minimalisht të trajtohet si i barabartë me sektorët e tjerë”, tha Biba.

Në rast se nuk do të marrin asnjë përgjigje nga qeveria, thekson se nuk do i ndahen sheshit dhe mund të rikthehet historia e 2 viteve më parë kur studentët arritën të binin dakord për Paktin për Universitetin dhe të ktheheshin në auditore. Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik ditën e sotme, studenti u shpreh se ka zgjedhur ta bojkotojë derisa të merret një vendim dhe shpreson që institucionet të reagojnë sa më shpejt.

“Nuk ka një agjendë të përcaktuar. Kemi eksperiencën e protestës së para 2 viteve që nuk kishte organizim, por kërkesat janë të qarta. Do vazhdojmë të dalim në shesh derisa kërkesat të plotësohen. Shpresoj që institucionet të reflektojnë sa më shpejt djhe të mos lejojnë që situata të agravojë se është shumë e rrezikshme dhe për ne që dalim në shesh dhe pse jemi me maska e dezinfektantë, përsëri është e rrezikshme. Unë kam marrë vendim personal ta bojkotoj mësimin online derisa të merret vendim për kthim në autditore me alternim. Nuk kam informacion nëse është zhvilluar por besoj ka filluar. Vitet e para besoj e vuajnë më shumë se nuk e dinë si funksionon Universiteti”, tha Biba.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

1.Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.
2.Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave.
3.Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët.
4.Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME