Categories Lajme

‘Do vras veten, ndaleni avionin’/ Detaje, si azilkërkuesi shqiptar kundërshtoi dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda

Britania e Madhe- Gjithçka ka ndodhur në çastet e fundit para se avioni me azilantë nga Britania të nisej për në Ruandë.

Plani i qeverisë për të degëdisur azilkërkuesit në vendin e largët afrikan është anuluar në minutën e fundit pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e ka dënuar këtë nismë.

Mes azilkërkuesve ishte edhe një shqiptar.

Ai ka thënë për TheGuardian se ishte në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa po priste të hipte në fluturimin e deportimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”. (https://www.theguardian.com/uk-news)

Media britanike shkruan se 26-vjeçari shqiptar ishte një prej shtatë azilkërkuesve që nisën sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore. Të tjerët ishin tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez, të cilët mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në mes të majit.

Ndërkohë djali shqiptar tha: “Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”.

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”.

Burri tha se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.

Ndërkohë, një nga burrat iranianë tha: “Unë prisja mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mora asnjë, kështu që po i kërkoj popullit britanik të më mbështesë në vend të kësaj. Unë kam një djalë në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse më dërgojnë në Ruanda, nuk do të mund ta shoh.

Kam shumë stres dhe unë dhe djali im kemi një situatë shumë të keqe të shëndetit mendor. Familja ime në Iran është shumë e shqetësuar për atë që po më ndodh. Gjithmonë kam menduar se këtu ka drejtësi, por nuk kam gjetur drejtësi në këtë vend”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME