Categories Lajme

“Do vrisja veten në shinat e trenit që nëna të shihte kokën time”, Hana zbulon shpëtimtarin e saj

Pas 26 vitesh në një martesë të detyruar e të dhunshme, Hana mori guximin të arratisej nga bashkëshorti i saj. E frikësuar, ajo shkoi te shtëpia e prindërve, ku vëllezërit, për të cilët ajo kishte sakrifikuar jetën në atë martesë që ata të mos vriteshin, dëshironin ta kthenin nga kishte ardhur.

E gjendur mes një udhëkryqi pa rrugëdalje, ajo rrëfen në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, të gjitha zgjidhjet e kobshme që i kalonin nëpër mend.

Ardit Gjebrea: Shkove te mamaja, pastaj çfarë ndodhi?

Hana: Te mamaja, vëllezërit e mi donin të më lidhnin e çonin prapë atje se e kishin frikë. Do më lidhnin dy vëllezërit e isha e bindur që dy burra do më lidhnin e çonin atje.

Ardit Gjebrea: Ti nuk kishe asnjë rrugëzgjidhje.

Hana: Asnjë rrugëzgjidhje. Atëherë e kam pasur dyfish të vështirë të ikja nga shtëpia e nënës, por thashë në mundsha të iki mirë, nëse jo do ulem në shinat e trenit që nëna ta shohë kokën e fëmijës së vet.

Ardit Gjebrea: A shkove te shinat e trenit?

Hana: Jo, thashë këtu do më ndjekin, do më shohin njerëzit e të iki më larg në rrugë.

Shinat e trenit iu dukën një dënim i fortë ndaj familjes së saj, ndaj kursi i Hanës ndryshoi drejt një rruge. Një rrugë ku një takim do t’i jepte fund të gjitha vuajtjeve të saj.

Hana: Jam ulur në rrugë, kur më erdhi njëri e ndaloi aty. Thuajse më shtypi, ai më kishte parë ndonjë lëvizje a ndonjë gjë, zbriti nga makina dhe nuk fliste shqip mirë. Tha ‘’çfarë do këtu, i thashë “ç’të duhet ty, ik në punën tënde”. “Tha “unë jetoj në Europë, nuk shtyp as mizat”. “Ç’të duhet ty”, i thashë, “ik”. Tha “çfarë zori ke që je këtu”, thashë “zorin që kam unë s’mund ta zgjidhësh as ti, askush”. Tha “e zgjidh unë”, më mori ndenjëm fshehur, më ka bindur, prindërit më kanë kërkuar gjithandej, për 15 ditë.

Ky njeri, që shpëtoi Hanën nga vdekja, quhej Namik, ishte turko-shqiptar. Një burrë i moshuar, që i ofroi Hanës një jetë të re, larg Shqipërisë, në Europë, ku ai nuk do ta bënte as turke, as holandeze, por një europiane. Ajo u kujdes për të deri në fund të jetës së tij duke u bërë mikesha e pleqërisë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME