Categories Lajme

“Doing Business” vlerëson Shqipërinë: E sigurt për investime

Raporti më i fundit i “Doing Business” vlerëson përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Raporti “Të bësh biznes 2019”, përpiluar nga Banka Botërore, i cili u publikua sot evidenton faktin se të investosh në Shqipëri po bëhet gjithmonë e më e lehtë dhe më e sigurt.

Sipas raportit të “Doing Business” 2018, reformat e ndërmarra përgjatë të gjithë këtij viti kanë dhënë një impakt të drejtpërdrejtë.

Reforma për dixhitalizimin ka dhënë rezultat, pasi shumë burokraci dhe procedura që kërkonin kohë dhe kishin një kosto financiare për biznesin, janë hequr falë automatizimit.

Ndryshimet ligjore në fushën e përmbarimit, amendimi i Kodit të Procedurave Civile, thjeshtimi i procedurave për mosmarrëveshjet/ankesat janë vlerësuar nga Banka Botërore si disa nga ndryshimet më pozitive, krahasuar me një vit më parë.

Sipas BB, Shqipëria renditet e 63-ta në botë dhe lë pas disa vende të rajonit, ndërsa në rang europian, vendi ynë vlerësohet si një vend mesatar përsa i përket lehtësirave të të bërit biznes.

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria është një prej vendeve që ka bërë përparimin më të madh në nivel botëror, duke u përmirësuar plot 45 vende, nga pozicioni i 108 në botë që ishte në 2013-n.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME