Categories Lajme

Doktor Kola: Kujdes me oksimetrin që përdorni në shtëpi. Mund të çojë në fatalitet!

Mjeku Gerald Kola i ftuar në Lajmet në Dritare tha se jo çdo simptomë është kovid. Ky sezon është i favorshëm për viroza të tjera të stinës, u shpreh mjeku, duke theksuar se kur është moment që duhet të shqetësohemi për simptomat.

“Bark, të vjella, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi, janë simptoma të virozave të stinës. Momenti kur duhet të shqetësohemi, është kur ka diarre dhe të vjella të thella. Temperaturat e larta, që zgjat në kohë, është një tjetër tregues për të pasur kujdes. Ulja e oksigjenimit, nëse nis të bjerë nën 95% është problem”.

Më tej doktor Kola tha se pacientët duhet të kenë kujdes me oksimetrin që marrin në shtëpi për të matur oksigjenin.

“Ajo që dua të theksoj këtu është që duhet të ketë shumë kujdes me oksimetrat që njerëzit i përdorin në shtëpi. Njerëzit shtyhen t’i marrin në çmime të lira, nëpër faqe internet qoftë edhe nga jashtë, por kjo është gabim. Duhet t’i besojnë vetëm atyre origjinale që janë të prodhuara nga firmat përkatëse”, u shpreh mjeku Kola në Dritare TV./L.F-dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME