Categories Lajme

Doktoresha te ‘Shefqet Ndroqi’ : Kemi bërë më të mirën tonë

Fryma e grupit, bashkëpunimi me qytetarët me zbatimin e masave, janë cilësuar si çelës të suksesit të Shqipërisë në betejën e koronavirus. Profesoreshë Silvana Bala në një video mesazh ka bërë një përmbledhje të përgjithshëm të situatës COVID-19 në vendin tonë, ku është ndalur në disa pika kryesore. Ajo thekson se është bërë maksimimi për trajtimin e këtyre të sëmurëve në zbatim të protokolleve të sugjeruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Fillimisht u mendua që do ishte një valë shumë e madhe e pacientëve, falë masave të marrave dhe kushteve në spital, kjo punë u përballua me SUKSES dhe themi se kështu do e mbyllim. Kemi punë për të bërë, deri sa të dalim nga kushtet e një spitali COVID-19. Puna ka qenë e përbashkët nga mjekët, infermierët, sanitarë. Kemi trajtuar të sëmurë në gjendje mesatare, por edhe në gjendje të rëndë klinike, kemi bërë maksimumin tonë, kemi zbatuar protokollet e aprovuara nga OBSH, këto protokolle ishin të shpejta të sakta. Të sëmurët që konsideroheshin shumë të rëndë, janë futur në reanimacione, disa nga këto kanë pasur nevojë që të jenë edhe në frymëmarrje të intubuara. Numri i vogël i rasteve të humbura, indikacion i rëndësishëm për luftën, masat dhe zbatimin e protokollit”, shprehet Bala.

Videoja është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Punë e palodhur e ekipit mjekësor të spitalit COVID2, ku po marrin shërbim pacientët në gjendje më të rëndë. Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimin e prof. Silvana Balës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME