Categories Lajme

Nëpër restorante do të vendosen “kutitë plastike”? Në Spanjë kanë filluar

Turistët dhe banorët vendas në Spanjë së shpejti mund të gjenden duke ngrënë brenda një “kutie plastike” – me një ekran poshtë qendrës së tryezës. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, planet për “kafazet plastike” janë një nga idetë e shumta që përmenden nga pronarët e restoranteve në Madrid, në përpjekje për t’iu përmbajtur rregullave të rrepta të distancimit shoqëror pasi të jetë hequr bllokimi.

Dhe tanimë, një restorant në Leganes tashmë ka vendosur ato, të cilat janë ndërtuar nga kompania Llenatubar. Konsumatorët do të prisnin të uleshin në hyrje të një restoranti ose një bari, ku më pas do të takoheshin nga një kamerier i veshur me një maskë për fytyrën dhe doreza gome.

Ata do të udhëzoheshin për të shkuar në tryezën e tyre, duke kaluar pranë “kutive” të tjera plastike. Kjo supozohet se do t’i lejonte secilit mysafir të shijonte vaktin e tij në një atmosferë restoranti, pa u shqetësuar nëse do të kontraktonin coronavirusin nga personi që ishte ulur përballë tyre, ose nga ata që ecin pranë.

Sipas The Local, kjo praktikë tashmë është duke u përdorur për të mbrojtur arkëtarët në supermarkete. Thuhet se kostoja e kutive plastike do të ishte rreth 600-700 euro për tavolinë, gjë që do të vendoste një barrë të madhe financiare për baret dhe restorantet që tashmë janë goditur keq nga pandemia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME