Doktori i portit i ka shpëtuar jetën një turisti italian. Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës ka marrë thirrjen për ndihmë nga krociera “MSC Magnifica” rreth 20 milje larg nga Durrësi, pasi një turist kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej ndihma e menjëhershme.
Në orën 00:15 minuta rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të krocierës dhe u bë e mundur kalimi i të sëmurit Matteo Sartori dhe të fejuares Sonia Marcato. Doktori i portit i dha ndihmën e parë. I sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar, ndërsa u dërgua në spital e Durrësit për ndihmë.