Categories Lajme

Doktori që i shpëtoi jetën Klajdit: Më tha ‘kam ftohtë’, i dhashë kompresa. Bëj shumëzime, mbledhje zbritje, thuaj alfabetin…

“E pyeta çfarë ka nevojë, mu përgjigj, krijova kontaktin për të biseduar, më tha kam ftohtë. Kishte rënie të lehtë të temperaturës 35.5 gradë celsius”, – tregon Greji Malo, mjek. “Pas gjitha këtyre kisha kurajë që më dha doktori që arrita t’ja dal se një moment mendova se i humba pak shpresat”, tregon Klajdi Qato “U përpoqëm të vinim linjë, ti jepnim serum të ngrohtë, ishte e pamundur, kështu që vazhduam në kushte tradicionale. I vendosëm kompresa, ujë të ngrohtë me shishe siç e shihni, ia vendosëm në këmbë, kudo ku do kishte kontakt me lëkurën”, tregon mjeku.

Gjatë gjithë kohës, doktor Malo bisedon dhe i jep kurajo të riut. “Atë që i thashë është që duhet të përsërisë alfabetin, germat e alfabetit, të bëje shumëzime matematikore, të përsëris tabelën e shumëyimit apo të kësaj natyre. Gjatë atij momenti dal jashtë dhe pyes: “Klajdi a je mirë, sa bëjnë 3 x 3?” tregon duke qeshur mjeku.

“Në moment parë e ndjeva që isha mirë dhe duke mos dashur ti përgjigjem pyetjes i thashë e do si Basha apo si Rama që tu tregoja se isha mirë”, tregon duke qeshur Klajdi.

“Ai në asnjë moment nuk u dorëzua psikologjikisht, ka shumë të bëjë në të tilla raste, pasi shumë njerëz edhe pse mund të jenë gjallë, bien në makthin e panikut”, tregon Mjeku. Ekipi shqiptar i emergjencës përparoi shumë pranë Klajdit duke hapur tunelin por nuk mund të rrezikohej më shumë. Grupet shqiptare nuk kishin as mjetet dhe as eksperiencën e duhur. Aty, mbërriti një grup i ardhur nga Greqia që mori në dorë frenat e operacionit.

“Brenda janë pika, disa pika nevralgjike që mbajnë gjithë, sipër mund të jenë disa tonelata, dhe ndërkohë ti përpiqesh të futesh aty brenda, ja siç e shikoni ky trau metalik këtu krijon kollonë aritificiale, krijohet strukturë inxhinierike më vete, ndërkohë sa futesh duhet vënë kolona të tilla, këto janë artizanale, jo profesionale”, tregon mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lidhja e politikanit latin me mafien shqiptare/ Gazeta Extra: Kontaminonin ngarkesat përmes porteve me destinacion tregun evropian

Hernán Ruilova Barzola, një sipërmarrës nga provinca e El Oro-s në Ekuador, dyshohet si drejtuesi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Spanjë 40-vjeçari i dënuar, DETAJE

Adrian Ogiçi, i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë, duke theksuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërron jetë në QSUT i dënuari nga Durrësi, vuante nga disa sëmundje

Një i dënuar me mjekim të detyruar ka ndërruar jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME