Categories Lajme

Doktori Vlonjat Brataj: Korona nuk e ka ulur virulencën! Ja pse po rritet numri

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 gjatë javëve të fundit, është si rezultat i lehtësimit të masave. I ftuar në emisionin “Opinion”, Brataj u shpreh se koronavirusi ka ndryshuar formën e shfaqjes, por nuk ka ulur virulencën. “Ka një shqetësim, ka frikë dhe ankth sepse numrat flasin. Nuk është gjë që nuk e prisnim. Më e ekzagjeruar është fakti i mosrespektimit të masave.

Është lirimi i masave që ndikon në hapjen e virusit. Është akoma agresiv. Ka ndryshuar disi forma e shfaqjes, nuk mund të themi që ka ulur virulencën. Ka shenja pak më agresive, por kjo nuk vërteton virulencën”. Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, numri i të infektuarve që është shfaqur së fundmi ka të bëjë me fillimin e lehtësimit të masave kufizuese gjatë mesit të muajit Maj.

Ndërsa rezultatet e hapjes totale që ndodhi në fillim të Qershorit, pritet të shihen në fillim të muajit Korrik. “Nuk është e njëjta gjë siç ishte në fillim. Ne vazhdojmë te kemi ato hijet mbi virusin. Duhet të bashkëjetojmë me virusin. Të bashkëjetosh do të thotë të respektosh rregullat. Këtë që ne shohim sot është si rezultat i lirimit të masave të Majit. Lirimi i masave të fillim Qershorit do ta shohim në fillim të Korrikut”, deklaroi Skënder Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME