Categories Lajme

Dokumentari “Vjosa e Egër”,17 mars 2022, ora 17:00, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, HYRJA E LIRË

EcoAlbania ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e dokumentarit “Vjosa e Egër” realizuar nga gazetari Artan Rama. HYRJA E LIRË,  Shfaqja e dokumentarit do të organizohet më 17 mars 2022, ora 17:00, tek Pallati i Kulturës, Vlorë. Dokumentari “Vjosa e Egër” është një itinerar i pazakontë përgjatë luginës së lumit të fundit të egër në Evropë, ku ndërthuren magjia e natyrës, shkenca dhe trashëgimia etnokulturore në të njëjtën kohë.

Dokumentari përmbledh përpjekjet e aktivistëve dhe të shkencëtarëve për mbrojtjen e burimeve nga projektet e shfrytëzimit agresiv në favor të investitorëve e në dëm të natyrës dhe të komuniteteve që jetojnë pranë këtyre burimeve. Sot, në kushtet e një transformimi marramendës të teknologjisë, kur habitatet e egra po degradojnë nën peshën e rëndë të kontratave të shumta koncesionare, ujërat e ëmbla të Vjosës rrjedhin ende të lira.

Por për sa kohë do të qëndrojnë të tilla? Për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe të ardhmen e lumit Vjosa dhe për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve tuaja nga gazetarët realizuas të dokumentarit nga “Elementit të pestë” dhe përfaqësues të EcoAlbania, ju presim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME