Categories Lajme

Dokumenti nga Italia, gjykata e Torinos për Ylli Ndroqin: Fakti nuk ekziston

Avokatët e sipërmarrësit Ylli Ndroqi publikuan një dokument të gjykatës dhe prokurorisë italiane që rrëzon pretendimet për një çështje penale të regjistruar në vendin fqinj ndaj pronarit të RTV Ora dhe Ora News. Sipas dokumentit të lëshuar nga gjykata e Torinos, me kërkesë të avokatit Engjell Agaçi, ndaj shtetasit Ylli ndroqi nuk ka çështje penale të hapur. Pyetjes rreth predecentit të pretenduar të vitit 2015, gjykata e Torinos në itali i është përgjigjur me fjalinë se “fakti nuk ekziston”.

Por megjithëse ky sqarim është bërë nga autoritetet italiane vite më parë me shkresën zyrtare drejtuar avokatit Engjell Agaçi, episodi i Italisë përmendet në kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 26 pasurive përfshirë edhe televizionet Ora dhe Ora News. Sipas juristëve, sjella e këtij episodi, edhe pse të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe me vendim themeli nga drejtësia italiane, është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Në kushtet kur çdo bazë ligjore tjetër nuk shërbente për rastin dhe ligji i vitit 2009 nuk mund të zbatohej për ngjarje të ndodhura para këtij viti, organi i akuzës duket se ka përdorur precedentin e pretenduar në Itali në vitin 2015. Por në lidhje me këtë rast, përveç konkluzionit të gjykatës së Torinos e cila thekson se fakti nuk ekziston, avokatët e biznesmenit Ndroqi thonë se ndaj tij nuk ka pasur asnjë urdhër policor.

Në periudhën në fjalë sipas tyre pronari i RTV Ora dhe Ora News, ka qenë në SHBA me gjithë bashkëshorten Mimoza Ndroqi, i ftuar nga Zonja e Parë e kohës Michelle Obama. Siç duket nga fotot, videot dhe nga lokalizimi i vendndodhjes, udhëtimi në SHBA është bërë me ftesë zyrtare për të marrë pjesë në aktivitetin e fëmijëve me probleme të veçanta shëndetësore.

Siç e vërtetojnë edhe vulat në pasaporta, udhëtimi vajtje-ardhje është bërë tranzit nga Gjermania pa pasur asnjë pengesë apo ndalim nga policia edhe pse gjithë itinerari i lëvizjes është bërë në vende që janë anëtare të Interpolit, të cilat nuk kishin pengesa për të zbatuar urdhër ndalimi apo arresti nëse do ta kishin një të tillë nga autoritetet italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME