Categories Lajme

DOKUMENTI/ “Po u mban rrogën me pahir policëve”- Vasili akuzon Ramën: Nuk prek asnjë qindarke nga koncesionet

Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot urdhrin e Policisë së Shtetit me anë të cilit u kërkon efektivëve të forcave të rendit të dhurojnë pagën e tyre në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Në mesazhin e tij, Petrit Vasili e quan si skandal faktin që kryeministri ka urdhëruar mbajtjen e pagës së policëve, ndërkohë që ka vendosur të mos prekë asnjë qindarkë nga paratë e koncesioneve.

“Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Ramës.

Edhe në këto dite te tragjedisë me te rende qe është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga te gjitha anët, vetëm parave te Koncesioneve s’duhet tu lëvize asnjë qime.
Populli i martirizuar nga tërmeti, qe s’ka buke te haje dhe shtëpi se ku te fusë kokën, duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij për gjakpirësit financiarë te Koncesioneve te qeverise.

Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me urdhra te paligjshme u mban rrogën me pahir policisë me sebepin e ndihmës për situatën.

Shikojeni me sytë tuaj dokumentin se si solidariteti bëhet me urdhër në polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME