Categories Lajme

Doli për të hedhur mbeturinat, por nuk…/ Detaje mbi vdekjen e 50-vjeçares e gjendur në lumin Shkumbin

Trupi i pajetë i një gruaje u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin.

Burime zyrtare të policisë të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes bënë të mundur identifikimin e saj, ndërsa thanë se bëhet fjalë për 50 vjecaren me inicialet S.D.Burime thanë se ajo kishte dalë nga banesa për të hedhur mbeturinat, por që nuk ishte kthyer më.

Për 50-vjecaren ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se vuante nga Epilepsia.

Grupi hetimor, sakaq po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME