Categories Lajme

“Donte të vriste edhe djalin tonë”/ Dëshmia tronditëse e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës

Çështja e vrasjes së trefishtë të Dan Hutrës vijon të jetë mjaft e nxehtë dhe jo e zbardhur tërësisht. Së fundmi për emisionin “Me zemër të hapur” ka folur Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila mbeti e plagosur me thikë dhe vetëm gjatë ditëve të fundit është përmirësuar.

Elena tregon se Dan Hutra kishte shkuar në banesën e saj dhe kishte qëlluar fillimisht motrën e saj dhe kunatën. Më pas ai kishte goditur në faqe me thikë vetë Elenën, teksa kishte dashur të qëllonte edhe djalin e tyre, por fatmirësisht nuk ja ka dalë.

“Ka qenë aty…e kam parë që ka shkrepur armën drejt meje, pastaj në ato momente ka dalë mami para meje, të më mbronte. E kam shtyrë dhe i dola para mamit. Mbaj mend që na ka sharë me llafe të ndryshme dhe na ka gjuajtur me armë.

Donte të qëllonte djalin…e kisha në krah djalin. E kam kapur prej krahu dhe e çova nga dhoma tjetër. Ka ikur me vrap. Më qëlloi me thikë sapo ka hyrë brenda, më qëlloi në faqe. ‘Do ju vras të gjithëve’ tha ai”, tha Elena.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME