Categories Lajme

Donte të vriste politikanët, dënohet me gjashtë vite burg Antonio Lekën

Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjashtë vite burgim Antonio Lekën, 37-vjeçari i cili u kap me armë dhe municione luftarake në vitin 2023.
37-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, shitje te lëndëve narkotike, mbajtje të armëve të ftohta si dhe “përgatitje te kushteve për vrasje”.

Kujtojmë se Antonio Leka u kap në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Para se të prangosej ai ndaloi në një servis makinash ku u pa i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Leka ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët, ndërsa e prezantoi veten si patriot duke demonstruar tatuazhet në trup.

Ai ra në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, të cilët e panë të lëvizte i veshur me jelek antiplumb dhe armë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME