Categories Lajme

Dora e njeriut shkaktoi zjarrin në Shëngjin, shpërthyen 50 predha. Ikin turistët

Mijëra hektarë tokë me pyje po digjen në vend, aq sa flakët janë afruar me banesat dhe kanë vënë në rrezik jetën e banorëve. Situata me zjarrin në malin e Shëngjinit deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka qenë shumë kritike. Dora e njeriut shkaktoi zjarrin që shpërtheu në malin e Shëngjinit. Flakët shpërthyen në një zonë të vështirë të terrenit malor ku ndërhyrja ishte tepër e vështirë. Jo vetëm kaq, edhe më të vështirë, punën zjarrfikësve dhe ushtarëve ia bëri dhe shpërthimi i predhave si dhe rrëshqitjet e masivëve shkëmborë.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku, në një reagim për mediet ka deklaruar se situata e zjarreve është vënë në kontroll, teksa ka sqaruar se në asnjë moment nuk është vënë në rrezik jeta e banorëve, as banesat apo hotelet. Ai tha se të vetmit të rrezikuar kanë qenë efektivët e zjarrfikësve dhe të Forcave të Armatosura por që fatmirësisht ia dolën që kjo situatë të mbyllej pa pasoja të rënda.

”Shiu i rënë mbrëmë rreth orës 23:00 qe një dhuratë për ne, se terreni na vuri në sporvë të madhe. Situata është e menaxhueshme, nuk kemi vatra zjarri. Kemi prezencë të Ushtrisë. 4 zjarrfikësi në gatishmëri. Në asnjë moment nuk është vënë në rrezik as jeta e banorëve, as banesat,m as hotele. Ka pasur momente të vështira për efektivët zjarrfikëse dhe të ushtrive për shkak të shpërthimeve të zjarrit apo rënia e gurëve, që na vuri në vështirësi për jetën e efektivëve. Situata jo e qetë për shkak të tymi dhe erërave të forta”.

Në pranga

Pak minuta më pas policia njoftoi se kishte arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies ndërsa për njërin kishte nisur procedim penal. Zjarri kishyte nisur nga Lugu i Lemes për tu përhapur më pas në një sipërfaqe të madhe Në pranga ranë një 34-vjeçar nga Ishull Shëngjin dhe një 24-vjeçar nga Shëngjini.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi për zjarrvënie të qëllimshme apo edhe nga pakujdesia që shkaktojnë dëme, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M.I 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U 24-vjeç, banues në Shëngjin. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek “Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish”.

Të arrestuarit dënohen për veprat penale, Shkatërrim prone me zjarr kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 151-25 i Kodit Penal. Do të proçedohet penalisht edhe ndaj shtetasit K.M. banues në Tresh-Lezhë, sepse dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij. Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve lartpërmendur, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME