Categories Kuriozitete

Dorashkat e tij ‘thyen’ rrjetin, reagon senatori Sanders: Doja të qëndroja ngrohtë

Senatori Bernie Sanders nuk e ka vrarë aspak mendjen për faktin se falë veshjes së tij shumë të thjeshtë është bërë “meme”. Ditën e inagurimit  të presidentit, Joe Biden ai kishte veshur një pallto dimri dhe dorashka.

Mes shumë veshjesh të stiluara me kujdes, senatori 79-vjeçar u shfaq me xhaketë nga kompania Burton e pajisjeve të dëborës dhe dorashka leshi të thurura me shtiza në shtëpi si dhe duke mbajtur një zarf të madh ngjyrë kafe.

Njerëzit në rrjetet sociale u fiksuan me dorashkat kafe të Sanders. Megjithëse dita ishte rreth Joe Biden dhe Kamala Harris, të gjithë sytë ishin drejtuar senatorit të Vermontit pasi në foton që u bë virale, ai duket ulur me duart e kryqëzuara dhe të mbështjella mirë për të përballuar të ftohtin në Washington.

Sanders, pasi ka parë disa prej meme-ve me foton e tij, shpjegoi se e vetmja gjë që ai po bëntë ishte të qëndronte ngrohtë. “Unë thjesht isha ulur atje duke u përpjekur të ngrohesha, duke u përpjekur t’i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte“-tha Bernie Sanders, duke qeshur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME