Categories Lajme

Dorëheqja e deputetit të PD në Vlorë Fation Veizaj , mandati pritet t’i kalojë Gëzim Ademajt

Të nderuar miq, Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese.
Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.
Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve.
Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.
Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.
Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale!
Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!

Gëzim Ademaj pritet të marrë mandatin e deputetit të PD në qarkun e Vlorës pas dorëheqjes së Fation Veizaj. Ky i fundit hoqi sot dorë nga mandati, duke dhënë dhe arsyet e këtij vendimi.

Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. Nëse dhe ky nuk e pranon, sipas radhës i kalon Jolio Dines.

Ademaj ka qenë më parë Drejtor i minierës së Selenicës dhe ishte përfaqësues i PDIU në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME