Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokutaj. Vendimi ka ardhur vetën 7 muaj nga marrja e detyrës në krye të Doganave Arlind Gjokutaj, ndërsa mësohet se ai është zëvendësuar nga Gjon Bardhi që mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion.
Gjokutaj u emërua në detyrë në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron tek Tatimet por ky i fundit u largua në korrik të këtij viti duke mbajtur pozicionin për vetëm tre muaj.
Kreu i Doganave nga ana tjetër vazhdoi punën e tij duke bërë edhe disa dalje në kudër të aksionit antiinformalitet të nisur nga qeveria dhe që Doganat e kishin me fokus tek produktet e akcizës. Më herët Gjokutaj mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.