Categories Lajme

”Dosja 184”, Çollaku: Zhvendosja formulë mafioze, mafia ka kapur prokurorinë

Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se zhvendosja e “Dosjes 184” nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës ”është një formulë e njohur mafioze”. Në studion e ”A2Cnn”, ai tha se po shkatërrohet një dosje e një dimensioni të madh, ku akuzohet për grup të strukturuar kriminal në shit-blerjen e votave.

”Është një formulë e njohur, mafia ka bërë zhvendosje dosjesh edhe në Itali. E njëjta gjë është me “Dosjen 184”, pasi me zhvendosjen e saj nga Krimet e Rënda në Dibër është treguar se ka implikim të drejtuesve të prokurorisë me aktivitetet mafioze. Mafia ka kapur prokurorinë ky është lajmi. Këto segmente duhet të hetohen për bashkëpunim me mafien. Ky është thelbi i krizës politike në vend. Qershia mbi tortë është implikimi i qartë i segmenteve të prokurorisë me aktivitet mafioz. Prokuroria është qartësisht një vegël në shërbim të kryeministrit dhe qeverisë. Zhvendosja e dosjes është akt në panik, pasi lë gjurmë publike. Po shkatërrohet një dosje e një dimensioni të madh, ku akuzohet për grup të strukturuar kriminal në shit-blerjen e votave. Akuzat e PD-së kanë qenë të sakta dhe të drejta. Janë provuar dhe do të vazhdojnë të provohen. Kanë treguar se kauza e PD-së është e drejtë, nuk është betejë për pushtetin politik por një mision për çlirimin e Shqipërisë nga mafia”.

Në lidhje me aksionin politik të opozitës duke nisur nga muaji i ardhshëm, Çollaku tha: ”Besoj që shtatori do të jetë muaj protestash. Edhe në gusht ka patur protesta, si në Shkodër për shembull. Parimi kryesor është që duke parë situatën që nuk po ndryshon, por po rëndohet, do të vijojmë në rrugën tonë. Është rritur revolta e njerëzve dhe sfida jonë është përfaqësimi i kësaj revolte. Në 30 Qershor ishte një ndëshkim i heshtur dhe kuptimplotë nga ana e shqiptarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME