Categories Lajme

Dosja 339/ Çfarë u tha Astrit Avdylaj prokurorëve të SPAK

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen “339” të shitblerjes së votave në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Ditën e sotme pritej që Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të komunikonte akuzat për 15 personat e dyshuar, por ngjarja ka ndryshuar rrjedhë.

SPAK-u nuk ka arritur të komunikojë akuzat për 15 personat e dyshuar si pjesë e bandës kriminale të Shijakut.

Abc News ka mësuar se shkak është bërë mungesa e prokurorit Vladimir Mara.
Personat nën hetim mes tyre dhe Astrit Avdyli kanë kërkuar praninë e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.

Burimet thanë se Astrit Avdyli ka ngritur pretendimin se prokurorët kanë manipuluar provat dhe ndaj ka kërkuar ballafaqim me të dy prokurorët e çështjes.

Në këto kushte prokurori Prençi ka vendosur që ta shtyjë seancën për komunikimin e akuzave për më datë 16 janar, kohë kur pritet të kthehet edhe kolegu i tij që ndodhet jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME