Categories Lajme

Dosja për atentatin ndaj prokurorit Ndoj i kalon SPAK -ut

Pas emërimit të 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion, pritet që prokuroria e Krimeve të Rënda të pushojë së funksionuari. Për këtë 300 dosje pritet t’i kalojnë SPAK mes të cilave edhe atentati i 1 nëntorit ku mbeti i plagosur prokuroria Arjan Ndoja, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.Për këtë ngjarje është arrestuar vetëm Redjan Rraja pasi dyshohet se është një nga personat që ka marrë pjesë në atentat. Mësohet se deri tani janë transferuar rreth 120 dosje pranë SPAK, ndërsa pritet që ky institucion të zgjedhë edhe kreun e saj.

Deri tani kanë shprehur interes 3 prokurorët, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Ervin Kondili. Të tre që i kanë kaluar të dyja shkallët e Vetingut. Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda, ndërsa betimi I 8 prokurorëve do të bëhet më 19 dhjetor përballë presidentit të republikës. Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe krimet e kryera nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë.BoldNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME