Categories Lajme

Dosja/ Si kalohej kufiri me Greqinë, shoqëruar me makinë policie

“BalkanWeb” zbardh një pjesë të përgjimeve në dosjen e Prokurorisë mbi arrestimin e 32 personave në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”. Grupi kriminal kontrabandote njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe kundrejt shumave deri në 20 mijë dollarë.
Klandestinët pajiseshin me pasaporta dhe udhëtonin më pas drejt destinacioneve të kërkuara, si SHBA dhe Kanada. Ndërkohë drejt Britanisë së Madhe udhëtonin me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-së, siç thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Por, në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”përmenden raste konkrete ku anëtarë të këtij grupi ndihmonin njerëz të ndryshëm të kalonin kufirin me mënyra të paligjshme.
Kështu rezulton se në datë 24.01.2019, anëtarët e grupit të identifikuar si Vesel Gjolleshi, Çajup Tafa dhe Sefer Çelo kanë ndihmuar të kalojnë në pikën e Kakavijës një burrë dhe një grua, bashkë me një fëmijë.
Në këto përgjime del edhe emri i në tjetër anëtari të grupit, shtetasi Marsel Shoshaj, më të cilin tre të parët janë takuar në një karburant në dalje të Gjirokastrës, pasi janë siguruar se “klientët” e tyre e kishin kaluar kufirin.
Madje interesant është fakti që dy klandestinët i shoqëronte drejt kufirit anëtari i grupit Çajup Tafa, ndërsa nga pas i ndiqte një makinë policie me targa MB498AA që e drejtonte anëtari tjetër Sefer Çelo.

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME