Categories Lajme

Doza e dytë e vaksinës në Vlorë, të moshuarit në pritje: Nuk na orientojnë për radhën

Në Vlorë të moshuarit janë grumbulluar tek çadrat ku po merren dozat e vaksinës. Siç duket dhe nga pamjet janë krijuar radhë të gjata. Qytetarët po marrin dozën e dytë të vaksinës. Të lodhur nga pritja të moshuarit shprehen të shqetësuar për kaosin e krijuar.

“Unë vij këtu dhe në vend të më shërosh, por të  vdes. Mos të vdes nga vaksina të paktën, por të them vdiq nga perëndia”, shprehet i revoltuar një i moshuar.

“Sot kemi datën neve. Pse se bëjnë me numra, gjeje ti kush është i fundit këtu”, thotë një tjetër i moshuar.

Shefi i epidemiologjisë, Agron Bashllari sqaron se kjo radhë kaotike është krijuar për shkak se shumë qytetarë vijnë për dozën e dytë përpara afatit të përcaktuar.

“Një pjesë e njerëzve kanë edhe padurimin për të ikur jashtë dhe mendojnë të ofrojnë afatet. Afati me vaksinën kineze është mbi katër javë. Në situata të caktuara vaksinimi mund të shtyhet edhe më pas, por para këtij afati nuk aplikohet”, thotë ai.

Ndërkohë disa të moshuar thonë të kundërtën.

“Na e shtynë një javë, tani erdhëm sërish. Erdhëm sot  dhe sërish s’po e bëjmë vaksinën”, thotë një tjetër qytetar. Janë në total 7500 qytetarë që presin të marrin dozën e dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME