Categories Lajme

DPSHTRR “lan duart” nga skandali me targat: Këtë databazë e kanë shumë institucione

Skandalet me të dhënat e mijërave shqiptarëve kanë marrë një tjetër dimension, ku sot janë publikuar targat dhe llojet e automjeteve që kanë në përdorim qytetarë të ndryshëm.

Lidhur me këtë skandal ka pasur një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke u distancuar nga nxjerrja e të dhënave, ky institucion thekson se ka nisur një hulumtim dhe kërkim suporti nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Sipas DPSHTRR, të dhënat e targave aksesohen nga shumë institucione dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.

“Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.” theksohet në reagimin e DPSHTRR.

Kujtojmë se më parë janë publikuar të dhënat të pagesave si në shtet ashtu edhe në privat, të mijërave qytetarëve. Kjo ka sjellë debate të mëdha lidhur me sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME