Categories Lajme

Drama e familjes Hajdinaj/ Nënë e bijë në burg, 25-vjeçarja kërkon lirinë: E bëra për vetëmbrojtje!

Nënë e bijë nga Saranda ndodhen prej muajsh në burgun e grave në Tiranë të akuzuara për “dhunë në familje”. Fillimisht në 12 korrik të këtij viti në pranga ra Remilda Hajdinaj, 25-vjeç. Nëna e saj, Dafina Hajdinaj e akuzoi atë për dhunë.

Edhe pse 25-vjecarja para Gjykatës kërkoi një masë më të lehtë sigurimi pasi sipas saj ishte vetëmbrojtur ndaj veprimeve të nënës, e cila njëkohësisht rezulton me probleme mendore, Gjykata sërish e la në masën “Arrest në burg”. Ndërkohë në 11 gusht policia arrestoi edhe Dafina Hajdinajn. Ajo u akuzua për dhunimin e nënës dhe vëllait të saj. Prej gushtit edhe ajo ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Pak ditë më parë çështja e kësaj drame familjare është rikthyer në dyert e gjyqësorit të Sarandës. Ka qenë 25-vjeçarja Remilda Hajdinaj që ka kërkuar lirimin nga qelia. Përmes përfaqësuesit ligjor, Hajdinaj ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” duke deklaruar dhe shpjeguar shkaqet që e shtynë të kryente këtë vepër penale duke u vetëmbrojtur; ajo ka treguar çdo veprim të detajuar se nuk ka kryer asgjë me paramendim, ka qenë një veprim i çastit dhe jo i mirëmenduar. Përveç të tjerave, personi nën hetim është i penduar për veprimin që ka kryer dhe thekson se nuk do të përsëritet më. Sipas saj ajo jeton bashkë me gjyshen e saj Ervehe Bejdullai, pasi kjo e fundit është në moshë 75 vjeçe dhe ka nevojë për kujdesje.

“Dafina ka jetuar dhe emigruar vite jashtë shtetit, ne France, dhe Remildën ia besoi mamasë së saj Ervehes. Dafina ka probleme të çrregullimit mendor qëkur ka qenë e shtruar në spitalin e Francës dhe vazhdoi edhe në spitalin e Vlorës dhe sa herë kjo e fundit kthehej nga spitalet bënte sherre me të gjithë të shtëpise edhe me vajzën e saj edhe me nënën e saj Ervehen. Meqënëse aktualisht ajo ndodhet ne burgun e grave në Tiranë, kërkojmë nga Gjykata të zëvendësohet masa shtrënguese në një masë më të lehtë të kërkuar sipas objektit të mesipërm për të arrestuarën, pasi kjo e fundit jeton me gjyshen Ervehe Bejdullai. Pra, e arrestuara ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes kur Dafina ka krijuar dhunë edhe ndaj Remildës edhe dhunë në vazhdimësi ndaj nenës së saj Ervehe Bejdullai. Për shkak të rrethanave të faktit dhe e rritur jetime me gjyshen e saj e arrestuara nuk ka rrezik te kryeje krime te te njejtit lloj me ate per te cilen procedohet. Gjyshja e saj Ervehe kerkon qe te vihet drejtesi per mbesen e saj dhe te zbutet masa e denimit pasi i mungon se e ka rritur vete. Gjithashtu, nisur edhe nga rreziku i pandemise qe jetojme ne vazhdimesi i kerkohet Gjykates te kete ne vemendje te gjithe kete situate”, u shpreh para Gjykates avokatja i 25-vjecares.

Në gjykim, avokatja e kërkueses depozitoi si provë një “Deklaratë” me shkrim, e cila mban dt.14.07.2021, ku deklarohet se: “Unë, e nënshkruara Dafina Mestan Hajdinaj deklaroj si më poshtë: Tërheq denoncimin që kam bërë për vajzën time. Në atë moment që kam kryer denoncimin, kam qenë me ngarkesë psikike e mendore dhe e pandërgjegjshme. Sot jam shumë e përgjegjshme për gabimin dhe tërhiqem me plot vetëdijen time dhe pa asnjë imponim”.

Megjithste Prokurorja Aurora Hajro prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njejtit mendim ishte edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu qe vendosi perfundimisht “Rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Remilja Aleksandër Hajdinaj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhuna në familje”, në dëm të shtetases Dafinë Hajdinaj, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal, për zëvendësimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj saj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME