Categories Lajme

Drejt fundit investimi 3 miliardë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, ishte në Selenicë për të parë nga afër një prej investimeve më të mëdha që po kryhet në atë zonë për mbrotjen nga përmbytja e lumit Vjosë. Rreth 3 miliardë lekë janë dhënë nga qeveria për ndërtimin e 8 penelave mbrojtëse dhe një argjinaturë të re, për të frenuar përmbytjen dhe gërryerjen e tokave bujqësore, si dhe vërshimin e prurjeve të lumit në stacionin e ujit të pijshëm.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha në Lumin Vjosa. Janë duke u ndërtuar 8 penele mbrojtëse. Ky është një vend ku lumi mbyt dhe gërryen një pjesë të madhe të tokave bujqësore. Me investimin që po bëjmë, rreth 3 miliardë lekë, do të ndalojmë përfundimisht gërryerjen e tokave nga vërshimet e lumit. Veç kësaj kemi bërë edhe argjinaturën, e cila s’ka qenë më parë. Në këtë mënyrë garantojmë edhe mbrojtjen nga përmbytja të stacionit të ujit të pijshëm për Selenicën. Ky është një nga investimet më të mëdha që po bëjmë në Vjosë. Besoj brenda muajit nëntor do ta përfundojmë investimin”, tha ministri Çuçi.

Aktualisht punimet në këtë investim janë realizuar në masën 68%. Argjinatura e re me gjatësi 2620 metra dhe 8 penelat mbrojtës pritet të përfundojnë para nisjes së dimrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME