Categories Lajme

Drejt rrënimit kulla e ‘Dervish Aliut’ në Vlorë, banorët: Turp t’i çosh turistët atje

Shkon drejt rrënimit kulla e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës. Ajo është një monument kulture me vlera historike dhe arkitektonike, por prej vitesh është lënë në harresë duke u degraduar. Vizitorët nuk mungojnë, por banorët e fshatit thonë se është turp t`i shoqërosh në monumentin e rrënuar.

Kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës një monument kulture e lënë në harresë. Kjo ndërtesë daton më shumë se 200 vjet më parë, e cila ka vlera arkitektonike dhe historike. Çatia e kësaj kullë ka rënë, dyshemeja po ashtu, dhe për të hipur në këtë kullë rrezikon pasi dërrasat janë kalbur. E shkatërruar është dhe porta hyrëse e kullës, që dikur mbarte vlera të larta arkitekturore.

Malo Aliçkaj banorë i fshatit Dukat shprehet se kjo ndërtesë ka qënë krenaria e zonës për atë që ajo mbart, por të vjen keq kur e shikon në këtë gjendje të shkatëruar. Selim Bodo një tjetër banorë tregon se si ka qënë dhe se si është katandisur kjo kullë, madje ka shoqëruar dhe disa turist gjerman dhe i ka ardhur keq për atë që ai po i tregonte atyre, pasi godina është rënuar e tëra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME