Categories Lajme

Drejtësia/ Viti 2022 ka emrin “Dumani”: I penduari hapi “kutinë e Pandorës”, ja dosja që fundosi bosët e drogës

Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier.

Ai u vu në pranga disa orë pas atentatit ndaj Talo Çelës në Elbasan, ku mbeti i plagosur, ndërsa kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dumani është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.

Këto krime ai i rrëfeu vetëm pas atentatit, ndërsa aludohet se kanë qenë dyshimet për tradhëti që e kanë bërë të hapë “kutinë e pandorës”.

Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara, raporton CNA.al.

Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.

Dumani gjithashtu ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013. Në dëshminë e tij thuhet se Festim Qoli i kishte ofruar 40 mijë euro për këtë vrasje.

Gjithashtu ai ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës dhe për një sërë ngjarjes të tjera kriminale.

Pas dëshmisë së tij para drejtësisë, policia organizoi operacionin “Golden bullet” (Plumbi i artë), nga i cili janë vënë në pranga 18 persona dhe janë shpallur në kërkim edhe 13 të tjerë.

CNA.al ka treguar më herët se të arrestuarit janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Altin Ndoci, Erion (Andrea) Alibej, Skerdi Tasi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Enver Diva, Besjan Xhixha, Ardian Uzuni, Leonard Palushi, Gentian Sharra, Fatos Gosa, Florenc Çekrezi, Petrit Qoli, Agron Qoli, Agron Qafa, Asllan Plaku dhe Agim Gjini.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel Çelës, Talo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt, ky i fundit i cilësuar i zhdukur që prej 9 gushtit, pasi u denoncua nga familjarët për humbjen e kontakteve.

Vetëm pak ditë më parë, në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, u kryen kontrolle në banesën e “mbretit” të lojërave të fatit, Martinajt.

Ndërkohë, të tjera kontrolle janë zhvilluar herë pas here të për kapur “bosët” e drogës, të cilët u “fundosën” nga dëshmia e Dumanit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME