Categories Lajme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu në sitën e vetingut më 6 shkurt

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do t’i nënshtrohet procesit të vetingut më datën 6 shkurt, ndërsa më 5 shkurt do të skanohet komandanti i Gardës, Gramos Sako.

Këtë të enjte, komisioni i jashtëm i vlerësimit njoftoi 3 emrat e rinj që do përballen me vetingun. Më datë 5 shkurt do të dalin para komisionit të përkohshëm për vlerësimin e figurës zyrtarët, Gramos Sako, me funksion Komandant i Gardës së Republikës. Trupa që do kryejë rivlerësimin e Sakos përbëhet nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku. E njëjta trupë do kryejë rivlerësimin në 3 kriteret dhe për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Për këtë të fundit seanca është caktuar më datë 6 shkurt.

Për vlerësim kalimtar do të paraqitet dhe Artan Shkëmbi, i cili aktualisht mban funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore, në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit.

Deri më tani nga procesi i Vetingut në Polici, janë konfirmuar në detyrë 4 punonjës policie, një është përjashtuar dhe dy të tjerë kanë dhënë dorëheqjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME