Categories Lajme

Dritan Leli mbledhje me Keshilltaret e Rajoneve/ Ne fokus pastrimi i qytetit!

Kryebashkiaku Dritan Leli paraditen e sotme ka zhvilluar nje mbledhje me Keshilltaret e Rajonit Nr.1,2,3,4 dhe 5 ku jane diskutuar disa problematika që shpërndahen në disa degëzime por kanë të njëjtat rrenjë, pastrimin!

Që përfshirja të jetë e plotë, dhe rezultatet të jenë të prekshme, duhet dëgjuar çdo zë i komunitetit që i shërben qëllimit të përbashkët theksoj kryetari Leli.

Gjithashtu eshte marr parasysh dhe propozimi i Keshilltareve te Rajonit Nr.2 per nderhyrjen ne territorin e komunitetit qe perfaqesojne ,te cilat kane qene shume te qarta dhe vinin nga zerat e banoreve.

Kreu i bashkise thekson se ne buxhetin e bashkisë për vitin e ardhshëm do të dëgjohet çdo nismë që i shërben rehabilitimit të ngërçeve mjedisore a çdo pengese që rëndon mbi qytetin.

Ndryshe nga takimet e Rajonit Nr.1 dhe Nr.2 këshilltarët rajonit Nr.3 i kane përciellë Kryetarit nje shqetësim ne rrugën Transballkanike, kabujt e korentit. Keshilletaret e Rajonit Nr.3, kishte ardhur secili me fotografi nga terreni për të gjitha pikat problematike të mbetjeve. Angazhimi i tyre në komunitet lehtëson punën e të gjithëve prandaj është programuar një kalendar takimesh për të dëgjuar e përcjellë shqetësimet e banorëve të Vlorës në mënyrë që buxheti i vitit të ardhshëm të menaxhohet sipas tha Leli.

Nderkoh në fillim të javës së ardhshme, këshilltarët e rajonit Nr.4, përmes dëgjesave publike, do të përcjellin zërat e banorëve të zonës së tyre që do të na ndihmojnë të gjithëve për të shërbyer aty ku duhet.

Projektet infrastrukturore që falë qeverisë shqiptare, po ndryshojnë pamjen dhe jetesën e lagjeve të këtij rajoni, do të jenë udhërrefyesi për të vijuar mirëmbajtjen dhe investimet sipas nevojave të komunitetit.

Kryetari theksojn se arsyeja e publikimit të të gjitha takimeve me këshilltarët e rajoneve dhe atyre të njësive administrative është gjithëpërfshirja, përmes njoftimit, e të gjitha komuniteteve të territorit të Vlorës, për t’i pasur zërin referues në organizimin e duhur të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Prioriteti i këtij buxheti do të jetë padyshim udhëzimi dhe qëllimi i qeverisë shqiptare për të pastruar territorin, por do të dëgjohen edhe të gjitha nevojat që do të përmirësojnë qytetin dhe jetën e banorëve.

Me këshilltarët e rajonit Nr.5 Kryetari ka mbyllur këtë cikël takimesh që, nga java e ardhshme, do të shpërndahen në territor, tha kreu i Bashkise Vlore, Dritan Leli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME