Categories Lajme

“Dritë të pastë shpirti”, Autoriteti Portual i Durrësit reagon për humbjen e Artineda Haskasës

Autoriteti Portual i Durrësit ka reaguar për humbjen e punonjëses së sigurisë, Artineda Haskasa, 25 vjeçare, e cila ndërroi jetë mesditën e sotme pasi u tërhoq zvarrë nga një automjet tip trajler. APD i ka shprehur ngushëllimet familjes duke i thënë se janë pranë tyre në këto momente të vështira.

Ndonëse nuk dha detaje se ku janë me hetimet, APD sqaroi se po bashkëpunojnë me policinë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje t ragjike.

Reagimi i plotë: Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm! Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!

Artineda Haskasa, 25 vjeçe, ishte punonjëse e sigurisë në Portin e Durrësit. Ajo u tërhoq zvarrë për 25 metra nga një trajler, drejtues i së cilit ishte një 39 vjeçar. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, u shoqëruar për në komisariatin e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë v dekjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME