Categories Lajme

Dropulli, ndihma për 283 banorë të prekur nga tërmeti në Lezhë

Në mbështetje të familjeve që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, pranë bashkisë Lezhë vazhdojnë të vijnë ndihma me ushqime dhe pajisje akomoduese. Për herë të dytë, bashkia Dropull në Gjirokastër ndihmon 283 banorë të Lezhës, të cilët ndodhen në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.

Zv/kryetarja e bashkisë Lezhë, Oljana Moriseni falënderoi bashkinë e Dropullit për ndihmën e çmuar që po jep, ndërsa theksoi edhe përkujdesjen e bashkisë Lezhë dhe kontributin e donatorëve.

“Janë rreth 283 banorë që janë të strehuar nëpër çadra dhe 29 të tjerë që janë të komunitetit tom dhe egjyptian që janë akomoduar në palestrën e gjimnazit ‘Hydajet Lezha’ dhe kanë nevojë për mbështetje, për vakte ushqimore. Bashkia Lezhë dhe donatorë të ndryshëm po kontribuojnë edhe për veshmbathje. Ndaj edhe në këtë moment që jemi falënderojmë shumë bashkinë e Dropullit, që është hera e dytë që vjen dhe dhuron për këta banorë, të cilët kanë nevojë për mbështetje”, tha ajo.

Moriseni tha se bashkia e Dropullit është fokusuar në ndihma në veshmbathje, dyshekë, krevate, shumë të domosdoshme për banorët./m.m/j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME