Categories Showbiz

Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm në BAMBI Awards

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare. Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja me origjinë nga Kosova. Ajo u shpërblye me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje, atë për “muzikën më të mirë internacionale”.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.
Organizatorët e Bambit e quajnë Bambin çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë, i cili këtë vit mbushi 70 vjeç.

Dua i ofroi publikut një performancë me tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “Neë Rules” dhe “IDGAF”. Dua Lipa u lind në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e mori që kur ishte ende fëmijë falë të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë./27.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME